Kosova mëson kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas tërheqjes së shortit që u bë sot (e enjte) në Bruksel.

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën B janë këto kombëtare:

Izraeli

Austria

Republika e Irlandës

Ndeshjet e para janë planifikuar nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.

Fituesit e secilit grup në Ligën B do të sigurojnë ngjitjen në Ligën A për sezonin pasardhës, ndërsa kombëtarja e vendit të fundit do të bie në Ligën C.

Përveç kësaj, përzgjedhjet e vendeve të dyta dhe të treta nga secili grup do të avancojnë në ‘play-off’-et e ngjitjes/rënies nga kategoria, të cilat luhen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë.

Vendet e dyta nga Liga B do të përballen me vendet e treta nga Liga A për ngjitje, ndërsa vendet e treta nga Liga B do të luajnë për mbijetesë kundër vendeve të dyta nga Liga C

Share This Article