Sot u bënë 5 ditë që naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie.
Gjendja e tyre është përkeqësuar pasi kanë ndërprerë ujin dhe kanë refuzuar ndihmën mjekësore.
Po sot një përfaqësi e grevisteve ka qenë në një takim me zv. ministrin e Energjisë Ilir Bejtja, në prani të kreut të bashkësie Mallakastër, Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës, Ismet Beqiri.
Në takim është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga do të jepen.
Mësohet se ditën e dielë në orën 10:00 do të zhvillohet edhe një marshim i naftëtarëve nëpër rrugët e qytetit duke i bërë thirrje edhe bizneseve për t’ju bashkuar në formë proteste.