Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati i Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet e policisë, për garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve.

Sipas inspektimeve në komisariatet e Tiranës dhe në Spitalin e Traumës, rezulton se janë shoqëruar 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. Nga ky total, 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar.

Janë konstatuar edhe 2 raste të lëndimeve të rënda (fraktura në kokë dhe fytyrë), të cilat po trajtohen në spital.

Avokati i Popullit njofton se ka dokumentuar çdo rast të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin. Ky monitorim do të pasqyrohet në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies së plotë ligjore. 

Share This Article