Pas 55 ditësh protestë: Rama hap kapitullin e reflektimit ,por refuzon dorëheqjen

Share

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e mbajtur për 55 ditë radhazi në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment kyç reflektimi për qeverisjen.

Ai tha se ajo që ndodhi në bulevard nuk duhet parë si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria e vuri që qeveria të shikoj vetveten.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re ku vetëm prezantimi i fakteve apo punëve të bëra nuk mjafton më për të përmbushur pritshmëritë e shoqërisë.

 “Një shpend i rrallë u bë simbol i vendit brenda një muaji. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamurit dhe janë të hapura për t’u lexuar.

Kam menduar se ata janë mosmirënjohës. Kjo është pikënisja ku gjendet kuptimi i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Ndaj dua t’ua them unë atyre që protestuan në bulevard dhe atyre që kanë protestuar në heshtje apo me zë, vetëm apo me të tjerë.

Jo vetëm gjatë qeverisjes, por që pas zgjedhjeve, ju jeni matësit e rinj të standardeve tona. Ju nuk jeni mosmirënjohës.

Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria nuk është në konflikt me qytetarët që kërkojnë më shumë, por duhet ta shohë kritikën si një instrument për përmirësim.

“Ne nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarit që kërkon më shumë. Aleanca që na duhet nuk është një aleancë që ne të heshtim kritikën, por një aleancë për të mbrojtur kritikën”, tha Rama.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit