ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 5 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 5 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 5 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  5 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova në Konferencën e Rambouilletit

albnews by albnews
22 February, 2020
in Kosova
0
Kosova në Konferencën e Rambouilletit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja kishin humbur mundësinë për ta vënë në agjendën e konferencave ndërkombëtare problemin e Kosovës, në kohën kur kishte filluar shpërbërja e shtetit federativ jugosllav.

Një gjë e tillë ndodhi për shkak se qendrat ndërkombëtare të vendosjes, krahas angazhimit të limituar, përpiqeshin që zgjidhja përfundimtare për Kosovën të evitonte opsionin e pavarësisë, që deri atëherë u ishte njohur vetëm njësive të ish-federatës që gëzonin statusin e republikës.

Nisur nga kjo, e drejta e vetëvendosjes u ishte njohur jo popujve, por vetëm republikave, një zgjidhje më pragmatike në konceptin evropian dhe si e tillë ajo në fakt synonte të evitonte krijimin e kufijve të rinj dhe të shteteve të pastra etnike, shkruan sot Koha Ditore.

RelatedPosts

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Bahamas njeh Kosovën

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

Në këtë linjë, më 1991, Komisioni i Arbitrazhit i Bashkësisë Evropiane, nën kryesinë e Robert Badinterit, në kuadrin e përpjekjeve për sqarimin e së drejtës së shtetësisë në kontekstin e shpërbërjes së shtetit jugosllav multietnik, nuk e trajtoi kërkesën e Kosovës për njohjen e shtetësisë.

Me këtë qasje ky organ evropian si pikënisje kishte qëndrimin politik të dymbëdhjetëshes evropiane për interpretimin e së drejtës së vetëvendosjes në kontekstin e Kushtetutës jugosllave të vitit 1974, sipas së cilës Kosova nuk ishte republikë, por vetëm krahinë edhe pse me përfaqësim të drejtpërdrejtë në nivelin federativ.

Në këtë rrethanë shqiptarëve të Kosovës nuk iu njoh e drejta e vetëvendosjes së jashtme edhe pse ishte konstatuar se shteti jugosllav ndodhej në fazën e shpërbërjes. Edhe pse në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare Kosova nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e shtetit të Serbisë, deklarimi i Pavarësisë së Kosovës nuk ishte shqyrtuar asnjëherë.

Tendenca për mbajtjen e Kosovës brenda sovranitetit serb ndodhte për tri arsye: e para, Kosova ishte nën okupimin klasik të Beogradit. Së dyti, Beogradi nuk e kishte shpallur mëvetësinë shtetërore serbe dhe përmes krijimit të Jugosllavisë së mbetur (Serbi dhe Mali i Zi) pretendonte të ruante trashëgiminë dhe vazhdimësinë e shtetit të mëparshëm, pavarësisht largimit të disa republikave.

E treta, brenda Bashkësisë Evropiane dhe SHBA-së nuk kishte gatishmëri për ta njohur mëvetësinë shtetërore të Kosovës edhe nga frika e bashkimit të saj me Shqipërinë dhe e prishjes së ekuilibrave rajonalë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result