Vrasja për parkimin para banesës, Gjykata e Durrësit lë në burg 48-vjeçarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtetasin Roland Puja Derjaj, i cili është autori i vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Kavajë, ku 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 48-vjeçarit Derjaj, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.

Gjatë debatit, viktima, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja Derjaj ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

Share This Article