Revista britanike “Fame Magazine” i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares Donna Dafi, duke e cilësuar projektin e saj të ri si një deklaratë të fuqishme në pop-in modern.
Në shkrimin “Donna Dafi Draws the Line on ‘Prima Donna’”, revista e përshkruan këngën “Primadonna” si një deklaratë autonomie dhe vetëpërcaktimi, ku refreni “I’m not your Donna, not your primadonna” shihet si vendosje e qartë kufijsh, jo thjesht një frazë pop.
Po ashtu, theksohet se përveç muzikës, Donna është edhe fytyrë e ESCADA Fragrances, duke dëshmuar rritjen e saj në skenën ndërkombëtare.


