Kënga “Stella Stellina” është një ninullë prekëse kushtuar fëmijëve viktima të luftës në Gaza. Në jakën e këmishës së tij ishte qepur emri “Amal”, simbol i të gjitha vajzave të pafajshme të konfliktit.
“Qofshin lulet vetëm për festa dhe jo mbi varret e fëmijëve që nuk kanë faj për marrëzitë e të rriturve”, u shpreh prezantuesi, Carlo Conti pas performancës.
Edhe këngëtari i madh italian Celentano shprehu vlerësime të mëdha për performancën e këngëtarit Ermal Meta


