7 shtetas francezë ndodheshin në ish-vilën e Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotov, dolën nga godina të tmerruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë dalë detaje të reja pas sulmit me molotov ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se brenda Vilës 31 (ish-vila e Enver Hoxhës) kanë qenë 7 shtetas të huaj francezë të një OJQ-je, të cilët po qëndronin aty.

Bëhet me dije se pas sulmit ata kanë dalë të tmerruar nga molotovët që protestuesit hodhën papritur, duke qëlluar godinën.

Ndërkohë, kryedemokrati Sali Berisha tha se sulmi me molotov erdhi pasi protestuesit u keqinformuan se në atë vilë jetonte kryeministri Edi Rama.

Gazetari Barkaj ka mësuar gjithashtu se “Vila 31” është me qera për një shoqatë të huaj ,Art – Explorer (promovon artistë nga gjithë bota), kishte njerëz brënda në momentin e sulmit.

Share This Article