Levana e mposht Real Madridin

albnews
By
1 Min Read

Vetëm pak ditë para se Barcelona ta vizitojë Santiago Bernabeun, Real Madridi gaboi dhe ia dhuroi katalonasve pozitën e liderit të La Ligës, pasi që pësoi disfatë me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Levantes.

Levante, që radhitet në pozitën e dhjetë në tabelën e La Ligës, e priti sot Real Madridin e Zinedine Zidane në stadiumin Ciutat de Valencia për ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligës, që s’i shkoi sipas planeve Los Blancos.

Real Madridi e dominoi ndeshjen me posedim të topit, me goditje drejt portës dhe me raste të arta për të shënuar gol, por duke mos i realizuar rastet, humbi takimin.

Kjo pasi që portieri Aitor i bëri disa pritje mbresëlënëse, ndërsa Jose Luis Morales e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 79-të të ndeshjes.

Share This Article