Katari ka njoftuar se sot është sulmuar me raketa në orët e para të mëngjesit, shkruan Sky News.
Në anën tjetër ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka bërë të ditur se menjëherë ishin aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për të interceptuar” raketat e lëshuara.

Autoritetet e sigurisë u kanë bërë thirrje qytetarëve të atjeshëm por edhe vizitorëve të shumtë, që të “ruajnë qetësinë” dhe të ndjekin “instruksionet zyrtare të autoriteteve kompetente”.
Ekipi i Sky News që po qëndron në Dubai thonë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Doha dhe se qytetarët janë futur nëpër strehimore.

Fotografi të shumta të postuara në platforma të ndryshme shfaqin re tymi në qiell, si pasojë e aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që shkatërruan raketat.


