Momente tensioni janë regjistruar në Katar gjatë transmetimit të një programi kushtuar Champions League në kanalin “BeIn Sports”.
Transmetimi u ndërpre papritur pasi disa prej personave të pranishëm në studio morën një alarm në pajisjet e tyre, që paralajmëronte për mbërritjen e mundshme të raketave nga Irani.
Sipas raportimeve, alarmi u aktivizua gjatë transmetimit live dhe krijoi shqetësim në studio, ndërsa drejtuesi i emisionit u detyrua t’u shpjegonte shikuesve situatën që po ndodhte. Megjithatë ai dhe të ftuarit e tjerë në studio ruajtën qetësinë gjatë gjithë kohës.
Prej disa ditësh Katari ndodhet në gjendje alarmi për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme dhe konfliktit në rajon. Autoritetet kanë raportuar se sistemet e mbrojtjes kanë interceptuar disa raketa iraniane.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur alarmi bie në studio dhe moderatori vazhdon të informojë publikun pa panik. Gjithsesi, transmetimi vazhdoi mes një atmosfere të tensionuar.


