Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar se asnjë shtetas i Kosovës nuk është i prekur me koronavirus.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kjo ambasadë thotë se janë duke e monitoruar me kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e koronavirusit.
“Së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Koronavirus – Covid 19 në Itali.
Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Ata kanë bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët ta kontaktojnë ambasadën e Kosovës.
“U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë. Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662”, thuhet në njoftim.