Në protestën e sotme të opozitës ka marrë pjesë edhe një djalë i vogël i cili mbante një pankartë në duar me mbishkrimin: “Nuk është kopsht fëmijësh për t’u falur, është parlament dhe duhet të kesh përgjegjësi”.
Këto deklarata që i vogli ia ka thënë edhe nënës së tij, kanë ardhur pas ngjarjeve të fundit në parlament ku Taulant Balla ofendoi Albana Vokshin, duke i thënë që për të kishte numrin 0900.
Pas ngjarjes Balla kërkoi falje dhe nuk u dënua nga Komisioni i Etikës, ndërsa demokratët me të cilët u përplas në sallë, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, u përjashtuan me 30 ditë nga punimet e Kuvendit.


