Nuk flet me nënën prej 8 vitesh, e ëma e Nikol letër për Fan Club: Të vërtetën e dimë unë dhe ajo

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Gjatë prime-it të së martës, Nikol ka rrëfyer që ka 8 vite pa folur me nënën e saj.

Ditën e sotme në “Fan Club”, e ëma e banores ka shkruar një letër, ku është shprehur se të vërtetën e di vetëm ajo dhe Nikol.

“Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime”, shkruan mami i Nikol.

Ndërkohë në një lidhje telefonike ishte gjyshja e Nikol, e cila u shpreh se ish-nusja e saj ka zgjedhur për të mos folur me mbesën e saj për arsyet e tyre.

“Unë nuk e di, ato të dyja e kanë zgjidhur vetë edhe ajo e ka zgjedhur vetë rrugën e saj edhe ajo e ka zgjedhur mos të flasë me mbesën time, unë nuk kam çfarë t’i them asaj”, tha gjyshja e Nikol.

Gjithashtu moderatorja Kiara Tito e ka pyetur nëse është ndonjë djalë në shtëpinë e Big Brother Vip 5 që i pëlqen për Nikol.

“Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do nëna gati është”, tha gjyshja.

Share This Article