Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë, për të nisur procesin e zgjedhjeve brenda partisë.
Socialistët kanë vendosur të ndryshojnë disa nga drejtuesit politikë në qarqe, ku vëmendje e madhe i është dhënë Tiranës nga frika e humbjes së sigurt.
Shumica e hajdutëve të votave do jenë të përqendruar në Tiranë.
Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Eduard Shalsi kanë lënë drejtimin në rrethe dhe do të vijnë në Tiranë.
Në Tiranë, qarku i është besuar Taulant Ballës.
Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, do vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit të qarkut të Fierit. Ndërkohë njerëzit e saj do marrin drejtimin e qarqeve të tjera.
Rama i ka besuar dy qarqe të rëndësishme dy figurave të reja në PS, Enea Karakaçi në Shkodër dhe Ermal Nufi në Lezhë. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër. Në Kukës, drejtues politik do të jetë Erjon Malaj.
Blendi Klosi shkon në Durrës dhe ikën Emirjana Sako.
Emrat e drejtuesve të qarqeve:
Në Tiranë Taulant Balla
Në Durrës Blendi Klosi
Në Dibër Ulsi Manja
Në Fier Belinda Balluku
Në Gjirokastër Mirela Kumbaro
Në Vlorë Bledi Çuçi
Në Lezhë Ermal Nufi
Në Kukës Erjon Malaj
Në Shkodër Enea Karakaçi
Në Korçë Niko Peleshi
Në Berat Ervin Demo
Në Elbasan Arbian Mazniku


