Ish-deputeti demokrat ‘thumbon’ protestën e opozitës: Kjo PD është bërë për në muzeun e humorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Protesta e dhunshme e PD-së e një dite më parë është kthyer në një shënjestër ironie nga ish-deputeti Edmond Spaho. Në rrjetet sociale, ai shkruan se Rama s’deshi t’ia dijë as këtë herë.

Sipas Spahos, nuk ndihmoi as flamuri gjerman, ndërsa shtoi se kjo PD është bërë prej kohësh për në muzeun e humorit.

“Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman. Premtimi i fundit, protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh për muze. Jo për në muzeun e historisë, në muzeun e humorit”, shkruan Spaho.

Share This Article