Balla tha se do konsultohet për mungesën e saj në seancën për imunitetin e Ballukut, përgjigjet Spiropali: Taulant mblidhemi pa vonesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot
[vplayer id=”181117″]

Ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi këtë të martë lidhur me deklaratën e bërë ditën e sotme nga Kreu i Grupit të PS-së gjatë një konference për shtyp. Balla ka komentuar mungesën e Spiropalit duke thënë se do të konsultohet me Grupin Parlamentar të PS-së lidhur me mungesën e saj.

Spiropali ka reaguar duke thënë se është plotësisht dakord të kërkojë konsultim dhe të flasin pa vonësë.

Statusi Spiropalit:

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.

Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.

Share This Article