Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Dekreti nr. 24/2026 i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Në aktgjykimin e marrë në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata obligon deputetët e Kuvendit që, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të kenë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka sqaruar se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda këtij afati, atëherë ai shpërndahet automatikisht në bazë të Kushtetutës. Në këtë rast, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Po ashtu, me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi shfuqizohet edhe masa e përkohshme e vendosur më 9 mars 2026.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Share This Article