Numri i të vdekurve në Liban ka arritur 1,116 që nga fillimi i sulmeve izraelite më 2 mars, njoftojnë mediat shtetërore libaneze. Sipas Departamentit të Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive, aktualisht 136,262 persona janë zhvendosur në strehimore, ndërsa 3,229 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe shtëpi banimi, duke e vështirësuar jetesën e mijëra familjeve.
Ndërsa Forcat e Mbrojtjes Izraelite thonë se kanë vrarë mbi 700 operativë të Hezbollahut në Liban.
Shifra përfshin “qindra” anëtarë të Forcës elitare Radwan të grupit terrorist, tha IDF në komentet e publikuara nga The Times of Israel.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, konfirmoi dje planet që ushtria e tij ka për të pushtuar pjesë të Libanit jugor deri në lumin Litani, për të krijuar një “zonë mbrojtëse” në betejën e saj me grupin militant të mbështetur nga Irani.


