Ankimoi dënimin për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fredi Belerit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e lartë më një vendim së fundmi ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi të cilët nuk u pajtuan me dënimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm që i shpalli fajtorë për korrupsion në zgjedhje.

Beleri u dënua me 2 vite burg e ndërsa Kokaveshi 3 vite shërbim prove. Ata iu drejtuan shkallës së tretë të gjyqësorit për të kërkuan pafajësi pasi pretendonin se nuk kishin kryer vepër panele. Por tashmë me këtë vendim të Gjykatës së Lartë legjitimohen dy vendimet e dhëna pranë GJKKO.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të cilën arriti te fitoje zgjedhjet por nuk arriti të gëzoj mandatin e kryebashkiakut.

Dosja u transferua prej Prokurorisë së Vlorës në atë të Posaçme, SPAK, që kërkoi deklarimin fajtor të Belerit për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tyre.

Share This Article