18 vjet më parë misioni i SHBA-së në Kosovë u shndërrua në Ambasadë

albnews
By
2 Min Read

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë kujtuar momentin kur para 18 viteve, më 08.08.2008, misioni i SHBA-së në Prishtinë, u shndërrua zyrtarisht në një ambasadë.

Kjo ambasadë, ka shkruar se me këtë ndryshim pasoi vendosja e marrëdhënieve diplmatike mes dy shteteve më 18,02.2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

“Me Kosovën zyrtarisht një shtet të pavarur dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte pasqyrimi i kësaj marrëdhënieje në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga një Zyrë e SHBA-së në një Ambasadë të SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Pristinë. Ky ndryshim pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008”- thuhet në postimin e Ambasadës amerikane më 08.04.2026.

Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17.02.2008 ndërsa SHBA-ja e ka njohur Kosovën një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Kjo ishte njohja më e rëndësishme për shtetin më të ri në botë.

Në ditën e shpalljes së pavarësisë njohja e parë erdhi nga Kostarika.

Në listën e njohjeve, shtetet e tjera që më 18.02.2008 e njohën Kosovën pas SHBA-së ishin Franca, Shqipëria, Turqia, Britania dhe Afganistani.

Kosova njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga 121 shtete. Më 19.12.2025, Bahamas u bë shteti i 121-të që e njohu Kosovën. Dy muaj para Bahamas, Siria ishte shteti që njohu shtetësinë e Kosovës. Para Sirisë, shteti i Kosovës ishte njohur nga Sudani më 12.04.2025 dhe nga Kenia më 26.03.2025.

Share This Article