Gjirokastër, besimtarët ortodoksë ndjekin procesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë

albnews
By
1 Min Read

Të shumtë ishin besimtarët ortodoksë në Gjirokastër të cilët kanë ndjekur të Premten e Madhe e të shenjtë procesionin e Epitafit. Ceremonia fetare ka nisur në kishën-katedrale “Ngjallja e Krishtit”.

 Në vazhdim të traditës epitafi ka përshkruar rrugët e qytetit duke përcjellë mesazhe paqeje, besimi dhe shprese.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, përcolli urimet për Pashkët Ortodokse, duke dhënë mesazhin për paqe në një botë të trazuar.

Në mesazhin e tij, kryepeshkopi Joan bën thirrje për angazhim të secilit si paqebërës në shoqëri ndërsa thekson se zgjidhja nuk është hakmarrja, por falja dhe dashuria.

Share This Article