hkencëtarët në Universitetin e Oksfordit kanë nisur testimin te njerëzit të një vaksine të re kundër virusit Bundibugyo Ebola, një variant i rrallë i sëmundjes për të cilin nuk ka ende vaksinë të miratuar.
Në studim do të marrin pjesë 50 vullnetarë të shëndetshëm. Qëllimi i fazës së parë është të vlerësohet nëse vaksina është e sigurt dhe nëse krijon një përgjigje të mirë imunitare.
Ekspertët theksojnë se shpërthimet e këtij varianti të Ebolës janë të rralla, por mund të jenë shumë të rrezikshme. Për këtë arsye, zhvillimi i një vaksine shihet si një hap i rëndësishëm për përgatitjen ndaj epidemive të ardhshme.
Nëse rezultatet e para janë pozitive, vaksina do të kalojë në faza të tjera të testimit për të vërtetuar efektivitetin e saj përpara se të mund të përdoret në popullatë.


