Një burrë ka humbur jetën dhe 27 persona janë në spital pasi një autobus u rrëzua në Ishujt Kanarie. Incidenti ndodhi në orën 13:15 sipas orës lokale të premten, kur automjeti doli nga rruga në autostradën GM-2 pranë qytetit të San Sebastián de La Gomera.
Mediat lokale raportuan se autobusi po transportonte një grup britanik për një tur me varkë dhe tre nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
“Shërbimet e urgjencës shëndetësore u ofruan ndihmë 28 personave në autobus – 27 turistë me kombësi britanike dhe shoferi”, njoftuan autoritetet.
Mësohet se 25 ishin të rritur, përfshirë shoferin, dhe tre fëmijë. Pasagjeri më i plagosur rëndë u transferua në spital në ishullin fqinj të Tenerife-s, ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve po trajtohet në spitalin e La Gomera-s.

