Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të mërkurë në “Euronews Tonight” me Mirela Milorin ka folur lidhur me vendimin e marrë nga GJKKO për të pranuar kërkesën e mbrojtjes së Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama në gjyqin për dosjen “Partizani”.
Aliebaj gjatë fjalës së tij u shpreh se dëshmitari është provë që i pandehuri kërkon të shfajësohet nga akuzat. Sipas tij Rama do të dëshmojë në favor të Berishës teksa shtoi se logjika është se kryeministri është një “provë” për të rrëzuar pretendimet e prokurorisë.
“Rregulli është që pandehurit kur kërkojnë një dëshmitar, një provë. Dëshmitari është provë, kërkojnë dëshmitarë ata të cilët të mund t’i shfajësojnë nga akuzat. Prokuroria kërkon prova dhe dëshmitarë në mbështetje të akuzës, të pandehurit të kundërtën.
Pandehurit si të thuash kërkojnë shfaqësimin e tyre nga Edi Rama se kështu është. Besoj unë është logjika. Duhet të jetë logjika. Pritet që kur Edi Rama të shkojë të dëshmojë, i bie të dëshmojë në favor të Sali Berishës.
Po kjo është logjika e thjeshtë juridike. Për sa kohë që me logjikë juridike flas gjithmonë e jo vetëm. Për sa kohë që të pandehurit dhe Sali Berisha kërkon të vijë si dëshmitar Edi Rama kërkon ta sjellë si provë për të rrëzuar pretendimin e prokurorisë, pra të ndihmojë njëri-tjetrin fjalë të tjera.
Të pandehurit kanë të drejtë që jo vetëm të jenë jenë prezent vetë, por dhe të asistuar me avokatë, por dhe t’i bëjnë dhe pyetje. Është një nga të drejtat më minimale që pandehuri ka. T’i bëj pyetje drejtpërdrejtë, përveç pyetjeve që mund të bëjë avokati, t’i bëjë dhe pyetje drejtpërdrejt dëshmitarit dhe thashë, dëshmitari është i detyruar të thotë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës”, tha ai ndër të tjera.

