Jo vetëm shpejtësinë, radarët me Inteligjencën Artificiale në Londër zbulojnë dhe telefonin në timon

albnews
By
2 Min Read

Që nga e hëna, 13 prill 2026, në rrugët e Anglisë ka hyrë në funksion një rrjet i ri kamerash inteligjente të bazuara në inteligjencën artificiale, duke shënuar një hap të madh në sigurinë rrugore. Këto pajisje të avancuara, të zhvilluara nga Acusensus dhe të përdorura nga Sussex Police, nuk matin vetëm shpejtësinë, por analizojnë sjelljen e shoferëve.

Kamerat janë me rezolucion shumë të lartë dhe përdorin flash infra të kuqe për të parë qartë brenda automjetit në çdo kohë dhe në çdo kusht atmosferik. Sistemi funksionon 24 orë në ditë dhe identifikon menjëherë dy shkelje kryesore: përdorimin e telefonit gjatë drejtimit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Shkelësit përballen me masa të rrepta: një gjobë prej 200 paundësh (rreth 240 euro) dhe 6 pikë penaliteti në patentë, që për drejtuesit e rinj mund të çojë edhe në heqjen e lejes së drejtimit.

Sipas shefes së policisë Jo Shiner, kjo teknologji synon të kompensojë mungesën e pranisë fizike të policisë dhe të ndryshojë kulturën e drejtimit. Të dhënat tregojnë se shpërqendrimi dhe mosvendosja e rripit janë ndër pesë shkaqet kryesore të aksidenteve fatale (‘Fatal Five’). Vetëm në Sussex janë regjistruar dhjetëra aksidente dhe qindra të lënduar nga këto shkelje.

Autoritetet theksojnë se qëllimi është rritja e sigurisë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për përgjegjësinë në rrugë.

Share This Article