ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 6 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 9 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 9 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 9 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

S’ka vendim për heqjen e taksës, merret javën e ardhshme

albnews by albnews
29 February, 2020
in Kosova
0
S’ka vendim për heqjen e taksës, merret javën e ardhshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Albin Kurti, Shef i Qeverisë së Republikës, deri tash e  ka trajtuar heqjen e taksës vetëm me fjalë. S’ka marrë asnjë vendim as për ta hequr pjesërisht e as plotësisht.

Në Zyrën e Kryeministrit s’kanë folur kur do të merret vendimi. Albin Kurti ende s’e ka caktuar asnjë person si Zëdhënës të Qeverisë. Kësaj radhe as në Vetëvendosje s’kanë folur në emër të Qeverisë se kur do të ketë vendimmarrje për këtë temë.

RelatedPosts

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Bahamas njeh Kosovën

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

Për të vendosur heqjen e çfarëdo takse, Kryeministrit i duhet të shkojë në Qeveri për vendimmarrje pasi ekziston një vendim i Qeverisë së kaluar ku Serbisë e Bosnjës i vendoset tarifa 100 për qind për secilin artikull që e fusin në Kosovë.

Ndërkohë, sot zëvendëskryeministri nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë për KTV-në se dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit ende ekzistojnë, derisa ka bërë të ditur se dy liderët pritet të takohen ditët në vijim

Hoti ka shtuar se është tejet e rëndësishme që të ruhet marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Ajo që është esenciale është që ne të ruajmë partneritetet me miqtë tanë ndërkombëtarë, të realizojmë programin tonë qeverisës, të marrim përsipër agjendën shtetërore të dialogut sepse kemi legjitimitet qytetar për këtë çështje”, ka deklaruar Hoti.

Në paraqitjen publike të enjten mbrëma, Kurti ka prezantuar heqjen taksës në disa faza, fillimisht për lëndën e parë e pastaj edhe për produktet tjera. Aty, është prezantuar vendimmarrja si “Qëndrim”, pastaj si “Vendim” e më vonë është thënë se do të merret aprovimi i kabinetit qeveritar javën e ardhshme.

“…si qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina…”, ka thënë Kurti, pas konferencës ku ishte me disa biznesmenë kosovarë.

Ndërkohë, në njoftimin e Qeverisë është thënë diçka tjetër, duke thënë se “Kryeministri ka prezantuar vendimin” dhe fjalën e plotë të Kryeministrit i cili ka thënë “e para si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrim vendim”.

Albin Kurti një ditë para se të skadonte afati i amerikanëve për të hequr taksën doli dhe tha se do ta heq pjesërisht dhe me kushte.

Menjëherë dolën kundër amerikanët në krye me të Deleguarin Special të Trampit për dialogun Kosovë-Sebi, Richard Grenell. Ky i fundit pak orë pas paraqitjes publike tha se s’pajtohet me veprimet e Kurtit që po bën “gabim serioz” me mosheqjen e taskës pa kushte.

Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministër i Parë, shkoi edhe më tej duke thënë se LDK nuk do  ta votojë fare vendimin e Qeverisë nëse nuk hiqet taksa plotësisht.

 “Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, është shprehur zëvendëskryeministri Hoti.

Kabinetin qeveritar e përbëjnë 18 anëtarë, duke filluar nga Kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Ende nuk dihet nëse Kurti dhe Mustafa janë dakorduar pas takimit që patën mbrëmë për propozimin e shefit të ekzekutivit lidhur heqjen hap pas hapi të tarifës 100 për qind.

Deri më tani Kryeministri Kurti nuk e ka përkrahjen e LDK-së dhe të ministrave të saj në kabinetin e tij për këtë çështje.

Vazhdon të mbetet në fuqi vendimi për taksën 100 për qind që ishte marrë pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë në fund të muajit nëntor të vitit 2018 kur kryeministër ishte  Ramush Haradinaj

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result