Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë, merren në pyetje tre persona

albnews
By
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Mesinisë, ku një burrë 44-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajetë brenda një stalle, i qëlluar me armë zjarri në kokë.

Rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet dhe po marrin në pyetje disa persona.

Krimi u zbulua pasditen e së martës (28 prill), kur shqiptari u gjet i pajetë në një stallë në zonën e Bournas. Sipas burimeve lokale, ai kishte një plagë në kokë, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një armë gjahu. Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndërsa autorët janë në arrati.

Viktima, me origjinë shqiptare, u zbulua nga një çift, një 47-vjeçar shqiptar dhe një 50-vjeçare greke, vajza e pronarit 90-vjeçar të stallës. Dyshohet se ata e kishin strehuar përkohësisht 44-vjeçarin dhe ishin pikërisht ata që njoftuan policinë.

Tre persona që mendohet se kishin njohje me viktimën janë aktualisht duke u marrë në pyetje nga policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po mbledhin prova, përfshirë edhe pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, për të rindërtuar lëvizjet e fundit të viktimës.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më shumë dritë mbi rastin dhe të ndihmojë hetuesit në identifikimin e autorëve.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari nuk ishte banor i përhershëm i Kalamatës, por jetonte në zonën e Korinthit.

Gjithashtu, në të kaluarën ai kishte pasur probleme me ligjin, pasi ishte arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Share This Article