Njëmbëdhjetë persona u identifikuan nga Policia Greke për përplasjen vdekjeprurëse që ndodhi të dielën pasdite në burgun e Nigritës në Serres, ku humbën jetën dy të burgosur.
Sipas informacioneve nga Policia, midis tyre janë dy të burgosur të huaj, shtetas të Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, të cilët dyshohet se janë “protagonistët” kryesorë të incidentit të përgjakshëm. Nëntë të tjerët akuzohen për pjesëmarrje në përplasje, raporton media greke.
Arrestimet u kryen si pjesë e një operacioni të koordinuar policor brenda burgut, ndërsa hetimi nga autoritetet vijojnë.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në korridorin e burgut dhe përpara qelive disiplinore. Katër të burgosur nga qelia 9 dolën dhe thyen bravat e qelive 4 dhe 8.
Më pas, të gjithë sulmuan të burgosurit në qelinë 6 me sende të mprehta, duke shkaktuar incidentin fatal që tronditi burgun.
Paraprakisht dyshohet se kemi te bejme me një larje hesapesh midis të burgosurve, në të cilin morën pjesë më shumë se dhjetë persona. Oficerët e burgut ndërhynë menjëherë, duke u përpjekur të ndanin personat e përfshirë dhe të jepnin ndihmën e parë, por pa parandaluar rezultatin tragjik.
Në të njëjtën kohë, është urdhëruar një hetim disiplinor për të përcaktuar se si të burgosurit siguruan sende të mprehta të improvizuara dhe arritën të thyenin bravat e qelive.

