Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë këtë të premte takime me liderët e dy partive opozitare, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, është konfirmuar për orën 09:00, ndërsa takimi me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 18:00.
Abdixhiku ka bërë të ditur se në takim do të marrë pjesë personalisht, ndërsa edhe Hamza ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Kurtin.
Këto takime zhvillohen pas ftesave të dërguara nga Albin Kurti për partitë politike, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Takimet pritet të fokusohen në zhvillimet e mëtejshme politike dhe hapat pas procesit zgjedhor.


