Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blush reagoi pas deklaratës së Kryeministrit Rama i cili deklaroi sot se vendi nuk mund të jetë peng i besëlikes.
Në reagimin e tij , Blushi u shpreh se “Ramën e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje, sepse e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës”.
Sipas tij, ai e ka kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare, duke shtuar se “ndaj e mirëkuptojmë për shqetësimin që i jep fjala, Besëlidhje”.