Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar ushtrinë amerikane gjatë një darke të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për përfaqësues të policisë, duke iu referuar operacioneve kundër Iranit.
“Forcat tona të armatosura janë fantastike, po i “mashtrojmë” të gjithë”, u shpreh Trump.
Ndërkohë, sipas CNN, presidenti amerikan po zhvillon takime me ekipin e sigurisë kombëtare dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë për të diskutuar strategjitë e ardhshme në konfliktin me Iranin, përfshirë mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake.

