Babai dhe e motra e “Noizyt” paraqiten në GJKKO, dëshmitarë në gjyqin e grupit kriminal të Laert Haxhiut

albnews
By
1 Min Read

Babai dhe motra e këngëtarit, Rigels Rajku i njohur si “Noizy” janë paraqitur këtë të mërkurën në ambientet e GJKKO. Ata janë thirrur si dëshmitarë në gjyqin e grupit kriminal të Laert Haxhiut.

Pak ditë më parë ka qenë vetë këngetari që ka shkuar në GJKKO për të dëshmuar lidhur me procesin ndaj grupit të Haxhiut.

Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizyt në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.

SPAK dhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbuluan se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si kundërpergjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti i njohur si CLLEVIO nga Noizy dhe shokët e tij.

Share This Article