Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë pritet të shqyrtojnë sot në orën 12:00 kërkesën e bërë nga ish-ministri Ilir Beqaj për lirimin nga masa e paraburgimit. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Beqaj ndodhet në qeli që prej korrikut 2024, në kuadër të hetimeve për dosjen e SPAK mbi abuzimet me donacionet e huaja. Ndërkohë, për çështjen e sterilizimit, ai po gjykohet aktualisht pa masë sigurie.

