Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, Moisiu i uroi kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit. Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare. Po ashtu, ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.
Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për z. Moisiu, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen. Biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë.