LSDM në një komunikatë për shtyp ka deklaruar se politikat e LSDM-së dhe kryetarit Zaev në dy vjet e gjysmë dëshmuam se çfarë do të thotë kujdes real për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Kujdesi i vërtetë për të gjithë qytetarët vazhdon, pagën minimale do ta rrisim në 18.000 denarë, ndihma sociale do të zgjerohet në 34.000 familje, ndërtojmë 777 banesa sociale Politikat e LSDM-së dhe kryetarit Zaev në dy vite e gjysmë kanë treguar çka nënkupton kujdesi i vërtetë për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Por, e dimë dhe jemi të bindur se mundemi edhe më shumë edhe më mirë, për atë qytetarët do na japin mandat që të vazhdojmë të kujdesemi për ta kur kanë nevojë, për të varfrit, kategoritë e ndjeshme, të vazhdojmë të investojmë në njerëz dhe jo në përmendore. Ndihmën sociale e kemi rritur për 300%, ndërsa deri në fund të mandatit të ardhshëm e njëjta do të zgjerohet dhe do ta përfitojnë 34.000 amvisëri si ndihmë minimale të garantuar, ndërsa 65.000 fëmijë do të marrin shtesa për fëmijë.
Në vitin 2024, me arsimin parashkollor do të përfshijmë 60% të fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 vjeç dhe do t’i lirojmë nga participimi për çerdhe të gjithë fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta. Familjeve të kategorisë së ndjeshme duhet t’u ndihmojmë, të kenë shtëpi të sigurt, vend të tyre ku ta zhvillojnë familjen e tyre. Për atë, në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë 777 banesa sociale për këto kategori por edhe për çifte të reja martesore.
Mjetet financiare për para kualifikim, trajnim dhe edukim proaktiv me qëllim që të lehtësohet punësimi i kemi rritur për 30%. Sigurojmë ndihmë dhe mbështetje të madhe për qytetarët tanë më të moshuar. Do të hapim tre shtëpi për persona të moshuar në Shkup, Koçani dhe Problishtip. Do të ndërtojmë edhe 10 qendra të reja për pleqëri aktive dhe të shëndetshme si dhe shërbim për ndihmë dhe kujdes në shtëpi në 65 komuna.
Pagën minimale do ta rrisim në 18.000 denarë deri në fund të mandatit, ndërsa paga mesatare do të jetë 36.000 denarë, sepse secili meriton t’i vlerësohet ashtu siç duhet mundi i tij në vendin e punës.
Ndërtojmë shtet të drejtë dhe fer, jemi në rrugë të drejtë për t’u mundësuar të gjithë qytetarëve të kenë të drejta të njëjta. Vazhdojmë bashkë me qytetarët edhe pas fitores së 12 prillit, bashkë mundemi më shumë dhe më mirë.