Palmer: Destabilizuese bindja e migrantëve se rruga drejt Europës është e lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja e pakontrolluar e mijëra njerëzve që janë mashtruar duke besuar se rruga për në Evropë është e hapur është thelbësisht destabilizuese, e paqëndrueshme dhe duhet të ndryshojë, deklaroi zëvendësndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer.

“Ne jemi këtu për të demonstruar solidaritet me Greqinë dhe me rajonin në këtë periudhë të vështirë. Ajo që po ndodh në kufij është e papranueshme”, nënvizoi Palmer nga qyteti grek i Aleksandropulit.

I pyetur nga ANA nëse situata aktuale në kufij mund të ndikojë në interesin ekonomik dhe gjeostrategjik amerikan, Palmer tha se “kam shpresë se do të shohim një zgjidhje të situatës në kufi në një kohë relativisht të shkurtër dhe veçanërisht shpresoj se armëpushimi që u ra dakord midis Ankarasë dhe Moskës në Idlib do të lehtësojë një pjesë të presionit si dhe ndihmën që SHBA dhe vendet e tjera kanë ofruar të mbështesin migrantët dhe refugjatët në Turqi.

Share This Article