Një tjetër person dyshohet se është prekur nga koronavirusi në Shqipëri, krahas dy të tjerëve që u konfirmuan mbrëmë dhe që ndodhen të shtruar në spital.
Media vendase bëjnë me dije nga spitali Infektiv se një tjetër person është sjellë aty duke u izoluar dhe dyshohet se është i prekur.
Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria shqiptare të marrë masa duke mbyllur shkollat për dy javë. Ndërkohë, janë ndaluar fluturimet dhe lundrimet me Italinë deri në 3 prill.