Aksidenti tragjik u “preu” jetën në mes! Arkëmortet e 7 tifozëve të PAOK-ut kalojnë për herë të fundit në stadiumin “Toumba”, priten me flakadanë nga mijëra ultras

Share

Aksidenti tragjik i së martës i cili u mori jetën 7 tifozëve të PAOK-ut, ka futur në zi gjithë Sekanikun. Mesditën e djeshme mbërritën në Greqi dy nga tre tifozët e mbijetuar, teksa në orët e vona të pasditës 7 arkëmorte që mbanin trupat e pa jetë të tifozëve, mbërritën përmes një avioni të forcave të armatosura greke.

Që në momentin e mbërritjes në aeroportin “Makedonia”, shtatë tifozët e ndjerë u pritën nga mijëra qytetarë dhe tifozë. Teksa në orët e para të mbrëmjes arkëmortet u dërguan për të bërë një parakalim të fundit në rrugët pranë stadiumit “Toumba” të PAOK-ut, ku ultrasit kryen homazhe mes lotësh.

Pamjet e trishta, tregojnë respektin e të gjithë të mbkedhurve, ndaj atyre djemve të rinj që dëshironin të ndiqnin pasionin por aksidenti ua preu jetën në mes.

Kujtojmë se të martën, furgoni me të cilin tifozët e PAOK-ut ishin isur nga Selaniku për në Lyon, u përplas “kokë më kokë” me një kamion në rajonin e Timis në Rumani, duke lënë pas shtatë viktima, mes tyre edhe shqiptarin Vasil Pilo. Ndërsa mes të lënduarve është edhe një tifoz me origjinë shqiptare, Genci Sadiku.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit