ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 6 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 6 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 7 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 7 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haziri: Kurti s’mund të bëhet protagonist i vetëm në dialog

albnews by albnews
11 March, 2020
in Kosova
0
Haziri: Nëse LVV hyn në bashkëqeverisje për ta “blu” LDK-në, e ka shumë gabim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pikërisht në natën kur nga SHBA u kërkua tërheqja e trupave nga Kosova, eksponentë të VV”së në Qeveria e akuzuan Presidentin Hashim Thaçi se po e fut në eksperimente Kosovën dhe për pazare për ndarjen e saj. Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri në një intervistë mbrëmë komentoi rreth rolit të Presidentit Thaçi në proces. Haziri çoi mesazhe se Thaçi nuk ka tendenca ta kryej i vetëm dialogun, por as Kurti nuk mundet të bëhet protagonist i vetëm në dialog.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar situatën politike në vend në një intervistë për TV21. Ai ka folur për raportet në mes të partnerëve të koalicionit, taksën dhe reciprocitetin si dhe se kush duhet që të udhëheq dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

RelatedPosts

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis zyrtarisht fushata elektorale

Haziri propozoi që politika në nivel institucional duhet që të takohet dhe t’i diskutojnë ideologjitë dhe kërkesat që janë pjesë e politikës së Kosovës dhe t’i dhënë një përgjigje të qartë kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, sepse ajo e ka rolin kryesor në dialogun me Serbinë.

“Udhëheqës të dialogut janë SHBA-të. Nuk janë më ndërmjetësues e as garantues, sikurse që kanë qenë në rastin e takimeve të Brukselit. Ata kanë pasur një rol me marrëveshje me evropianët, që Amerika ta lehtësojë procesin prej anash, por që ta garantojë palën e Kosovës që procesi s’ka me degjeneru. Me vetë faktin që e kanë humb durimin me evropianët për shkak të zhagitjes dhe të mosarritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ata nëse e humbin durimin me kancelaren Merkel, me presidentin Macron apo me komisionin evropian, në këtë rast me ta, tregon qartë se mos durimin me ne me tëitter e zgjidh”, deklaroi ai.

Ai thotë se nuk ka agjendë të fshehur karshi Kosovës, derisa ka komentuar edhe takimin në mes të anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hysenit me të deleguarin e SHBA-së në dialog, Richard Grenell.

“Kemi thanë e ke mbështetjen tonë me e largu pa kushte tarifën, sepse fundja marrëveshja gjithëpërfshirëse ka me e detyru Serbinë me bo diçka, ka me u detyru me e njoftë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka agjendë të fshehur karshi Kosovës, po shkon drejt zbardhjes së procesit. Z.Skender Hyseni është në Washington në takim me emisarin e veçantë, ne tradicionalisht kemi pas marrëdhënie edhe sa kemi qenë në opozitë. Komunikimi është i përditshëm i kryetarit të LDK-së, me autoritetet vendimmarrëse në SHBA”, tha ai, teksa paralajmëroi se edhe vetë presidenti amerikan mund të shkruaj në Twitter për Kosovën.

“Vetëm me leju që presidenti Trump me e bo tëeetin e fundit, që mundet me ndodhë çdo kohë që nga sot gjithçka në Kosovë është e ngrimë për shkak të sjelljes jo korrekte të politikanëve”, ka shtuar ai.

Haziri thotë se presidenti duhet që t’i përgjigjet Kuvendit, e se duhet që të ketë një koordinim në mes të atij dhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Presidenti kur thirret në Kuvend duhet me u përgjigj në Kuvend, edhe kryeministri edhe presidenti duhet me u taku me i koordinu detyrat e fundit kushtetuese, ne nuk po ju themi që duhet me u dashtë ma shumë se që duhemi sot, sepse ne e dijmë që nuk ka raporte njerëzore as politike por raportet e punës duhet me u ndërtu, kjo po mungon”, shton ai.

Nga LDK-ja thonë se tarifa duhet që të hiqet pa kushte, e se nuk guxohet që të rrezikohen partneriteti me SHBA-në e BE-në.

“Definitivisht tarifa duhet që të hiqet pa kushte. Nuk guxojmë me e humbë partneritetin me BE-në, po na duhet me e ditë qartë se nuk ka alternativë Washingtoni”, shton ai.

Ai ka thënë se me presidentin e Kosoëvs kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në takimin që Haziri e pati në presidencë me Hashim Thaçin, së bashku me presidentin e vendit,  ku thotë se dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria, nën mbikëqyrjen e Kuvendit.

“Edhe në politikë vlen ligji i fizikës, nuk ka hapësira të zbrazëta në atmosferë nuk ka vakum. Presidenti sipas Kushtetutës është përfaqësuesi më i lartë në politikën e jashtme, kryeministri ka kompetencë në përfaqësimin në politikën e jashtme, por, gjykata kushtetuese e ka saktësu që proceset e negocimi i udhëheq qeveria. Në rastin tonë kur ka qenë Isa Mustafa kryeministër ai i ka udhëheq, formati i dialogut ka qenë në Serbi i njëjtë. Tash formati i dialogut nuk është mbyllë ende.  Nuk po shoh tendenca që presidenti me çdo kusht me bo patronazh në proces, as nuk duhet që kryeministri me u bo protagonist i vetëm se s’mundet, sepse kryetarja e Kuvendit do të ketë rolin e vet, deshtën këta dy ose nuk deshtën. Ajo do të mbikëqyrë procesin, fundja marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend”, ka deklaruar ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result