Sektori i vizave në ambasadën e Gjermanisë në Shqipëri do të jetë i mbyllur ditën e premte 13 mars.
Teksa ambasada njofton se duke filluar nga e hëna, më 16 mars, në rast se nuk do të ketë ndryshime, do të jetë sërish në shërbim të qytetarëve.
Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, Ambasada e Gjermanisë njofton se, “për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte, më 13.03.2020, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj”.
“Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet pasur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prej të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri. Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it visa@tira.diplo.de në mënyrë që takimi të mund të shtyhet’, thekson Ambasada gjermane.