Bagdadi dhe OKB dënojnë lëshimin e raketave kundër bazës amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesit irakianë dhe OKB dënuan sot lëshimin e raketave që kanë shkaktuar të paktën tre të vdekur, dy prej të cilëve ushtarë amerikanë dhe një britanik, duke dënuar një përshkallëzim të rrezikshëm për një vend që ka regjistruar tashmë tensione mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Dje në mbrëmje, 18 raketa u lëshuan drejt bazës së Taxhit, në veri të Bagdadit, në sulmin më të përgjakshëm të regjistruar që prej disa vitesh kundër një baze ku ndodheshin ushtarë amerikanë.

“Pas këtij sulmi, disa sulme ajrore kanë shënjestruar pozicionet e Iranit në kufirin mes Irakut dhe Sirisë duke vrarë 26 paraushtarakë irakianë”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Sulmi i njëzetë e dytë që nga fundi i tetorit kundër interesave amerikane në Irak dhe sulmeve ajrore të cilat mund të jenë kundërpërgjigje duke ngritur spektrin e një dhune të re në Irak, ku tensionet mes dy aleatëve kryesorë të pushtetit në Bagdad, Teheran dhe Uashington, tashmë kanë degjeneruar muajt e fundit./

Share This Article