Si asnjëhërë më parë Elbasani këtë 14 Mars nuk do të jetë kryeqyteti i festimeve. Gazetarja Esiona Konomi është nisur drejt Elbasanit, ndërsa rrugës për atje vihet re zbrazëtia e autostradës.
Vitet e kaluara shumë qytetarë zgjidhnin Elbasanin për të festuar këtë festë pagane, që simbolizon ardhjen e verës.
Por këtë vit Elbasani nuk do të ketë festime në qendrën e qytetit ashtu sikurse ka ndodhur historikisht. Në Elbasan janë konfimuar tashmë dy raste me të prekur me koronavirus, të cilët janë karantinuar. Po ashtu nga Elbasani drejt Korçës nuk mund të lëvizet. /abcnews.al