ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 7 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 7 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 7 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 8 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kafka 2100-vjeçare e legjionarit romak e shpuar me heshtë

albnews by albnews
14 March, 2020
in Bota
0
Kafka 2100-vjeçare e legjionarit romak e shpuar me heshtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kafka e një ushtari romak, i cili ishte vrarë në betejë rreth vitit 52 para erës sonë gjatë Luftërave Galike është gjetur bashkë me disa monedha romake dhe pajisje ushtarake në Francë, dhe ruhet në Museo Roscen, në qytetin Nono të krahinës Cordoba, në Argjentinë, i cili ka mbi 18 mijë artefakte interesante nga mbarë rruzulli tokësor.

Kafka në fjalë është gjetur e shpuar tejpërtej me një armë që duket se është maje e heshtës, e cila i kishte hyrë bash veshit në anën e djathtë dhe kishte depërtuar në anën e kundërt, pra të majtë të kafkës, në pjesën pas tëmblës, mbi veshin e majtë. Sipas të gjitha gjasave, kafkën ushtarit ia kishte shpuar ndonjë kelt me një gjuajtje të furishme, meqë maja e heshtës i kishte shpuar tejpërtej kockat e forta të kafkës dhe kishte ngecur brenda saj, shkruan sot Koha Ditore.

Galia antike, në territorin e së cilës është gjetur kafka, përfshinte kryesisht rajonin mes lumit Rajna (Ren), Alpeve, Detit Mesdhe, Pirinejeve dhe Oqeanit Atlantik në të cilin sot gjenden Franca e sotme, Italia Veriore, Belgjika, Luksemburgu, një pjesë e Zvicrës dhe pjesa e Gjermanisë buzë lumit Ren (Rajna). Jul Cezari dhe Galia Galët për herë të parë përmendën në periudhën e hekurit (shekulli V para erës sonë) dhe kishin mbetur dominues të këtij rajoni deri në kohën e pushtimit nga romakët pas përfundimit të Luftërave Galike në vitin 50 para erës sonë.

RelatedPosts

“Krishtlindjet do të jenë më 1 tetor!” Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA-në

Europa “ka një problem me Serbinë”, Të Gjelbrit kërkesë BE-së: Ndëshkoni Vuçiç, po bëhet si Putin

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

Para pushtimit romak, Galia kishte qenë e banuar nga fiset e shumta kelte, të cilët romakët i quanin galë, dhe në këtë mënyrë historia shënon fise të ndryshme të lashta antike kelte në këtë rajon, siç ishin: helvetët, germanët, britët, hispanët, suebët, nervët e grupe të tjera fisesh, të cilët në fillim udhëhiqeshin nga mbretëritë e më vonë nga “vergobretët”, udhëheqësit të cilët zgjidheshin me mandat njëvjeçar. Në këto fise vend të veçantë në shoqëri zinin “driudët” (priftërinj, magjistarë, por edhe gjyqtarë), të cilët kishin rol të rëndësishëm dhe ndikim të madh në të gjitha sferat e jetës.

Romakët kishin filluar pushtimin e Galisë qysh nga viti 121 para erës sonë, ndërsa Jul Cezari me ushtri romake dhe me ndihmën e aleatëve vendës e kishte pushtuar përfundimisht Galinë pas një periudhe tetëvjeçare luftërash prej vitit 58 deri në vitin 50 para erës sonë dhe i kishte përshkruar luftërat e mundimshme (në të cilat kishin marrë pjesë 120.000 ushtarë romakë kundër 3 milionë luftëtarëve galë) e të përgjakshme kundër fiseve galike (në të cilat u vranë 10.000 ushtarë romakë dhe mbi një milion luftëtarë e banorë civilë të Galisë) në veprën e tij “Commentarii de Bello Gallico” (Komentimet e Luftës Galike) në tetë vëllime (për çdo vit lufte nga një vëllim, prej të cilëve vëllimin e tetë e kishte shkruar njëri nga oficerët e tij Aulus Hirtius).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result