ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini 5 hours ago
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 5 hours ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 5 hours ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 5 hours ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Testohet vaksina kundër Covid-19

albnews by albnews
16 March, 2020
in Bota, UK
0
Testohet vaksina kundër Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërkohë që numri i të infektuarve me COVID 19 në botë po rritet, shkencëtarët nuk saktësojnë se kur do të arrijnë deri tek vaksina apo ilaçi për këtë sëmundje globale.

Ish kreu i Shoqatës Mjekësore Kineze, Zhong Nashan së fundmi parashikoi se pandemia mund të vazhdojë të paktën deri në qershor, duke pritur që COVID 19 të zbehet me rritjen e temperaturave. Studimet tregojnë se shumica e të infektuarve me Koronavirus nuk përjetojnë asgjë më shumë se simptomat e zakonshme të ftohjes apo gripit, por shkalla e vdekshmërisë duket më serioze.

RelatedPosts

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

The Guardian citon ekspertin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bruce Aylëard i cili e udhëheq misionin ndërkombëtar në Kinë për studimin e pandemisë, sipas të cilit COVID 19 mund të shkaktojë 10 herë më shumë vdekje sesa gripi sezonal, respektivisht rreth 300 000 deri në 600 000 vdekje në vit.

Fëmijët dhe të rinjtë të cilët nuk kanë probleme shëndetësore, nuk mund të sëmuren rëndë nga Koronavirusi, por të zbatuarit e rregullave të karantinës kanë rol të madh edhe në mbrojtjen e personave më të ndjeshëm. Ekspertët akoma nuk kanë arritur në një përfundim për transmetimin asimptomatik, respektivisht nëse shpërndarja më e madhe e COVID 19 bëhet përpara shfaqjes së simptomave tek personat e infektuar, ose shfaqjes së simptomave të lehta.  

Ndonëse ende nuk mund të parashikohet epilogu i pandemisë më të re COVID 19 me të cilën po përballet e gjithë bota, njerëzimi në vazhdimësi është përballur me sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse. COVID 19 dallon shumë nga pandemitë më të këqija që ka evidentuar historia, si: HIV/AIDS, Pandemia e gripit dhe Vdekja e Zezë.

HIV/AIDS e ka dëshmuar veten si një pandemi globale duke vrarë mbi 36 milion njerëz që nga viti 1981. Në periudhën 1918-1920 një grip vdekjeprurës që u shpërnda në gjithë globin, infektoi mbi 1/3 e popullsisë botërore e iu mori jetën rreth 50 milion njerëzve.

Epidemia e gripit e vitit 1918 e njohur si “Gripi spanjoll” iu merrte jetën pacientëve që paraprakisht kishin qenë plotësisht të shëndetshëm.  Që nga viti 1346 deri në vitin 1353 sëmundja e njohur si “Vdekja e Zezë” ishte përhapur në Evropë, Afrikë dhe Azi, duke shkaktuar vdekjen e rreth 200 milion njerëzve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

6 September, 2025
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result