Shkon në 853 numri i viktimave nga koronavirus në Iran

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 853.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 129 persona, duke e rritur në 853 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Ai vuri në dukje se me shtimin e 1.053 rasteve të reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 14.991 ndërsa 4.996 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre. Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.

Share This Article