Kreu i Aleancës për shqiptarët theksoi se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do të shtyhet derisa të krijohen kushte për mbajtjen e tyre. Sipas tij më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve dhe dalja nga kriza e shkaktuar nga virusi korona.
Ai apeloi edhe për ndihmë banorëve të zonave të prekura siç janë Dibra dhe Qendër Zhupa.
“Sapo dolëm nga takimi me presidentin dhe liderët e partive politike. Për ASH-në është normale se qëllimi jonë për politikën në bazë të shumë argumenteve është siguria e qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve është primarë, pa shëndet nuk ka as siguri. Morëm vendim që të shtyhen zgjedhjet, por formën do ta gjejnë ekspertët e kushtetueses. Në këtë drejtim ishte biseda e sotme, Situata është serioze. Dua të apeloj deri tek qeveria, që është e angazhuar lidhur me problemet që janë të ndërlidhura me virusin Korona”.
Sela u ndal më hollësisht edhe tek siç tha ai vatrat e krizës të shkaktuara nga virusi Korona, siç është Dibra dhe Qendra Zhupë.
“Do të duhet fokus në drejtim të furnizimit me ushqime dhe nevojat tjera elementare për ketë atje. Ka edhe shumë qytetarë që si pasoj e izolimit, ndaj tyre duhet të tregohet një kujdes i veçantë”, tha Sela./Alsat/