Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Share

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Birçe Hasko, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare.Lajmin e trishtë e ka shpërndarë Mevlan Shanaj, i cili vlerëson figurën e kolegut dhe mikut të tij.

“Ka ikur Birçe Hasko.Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.Iku labi Birçe Hasko.Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi  mjeshtrisë së interpretimit.Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të  karakterit.Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI”, shkruan Shanaj.

Hasko ka interpretuar role kryesisht të planit komik në teatër, si Milo Tafanin në komedinë “Shi në plazh”, 1983, e Teodor Laços, Abaz Kola në komedinë “Shtëpia me dy porta”, 1984, e Ruzhdi Pulahës, Shazo në dramën “Familja e peshkatarit”, 1984, e Sulejman Pitarkës “Njeriu me top” etj.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit