OBSH vera e vitit 2026 do të sjell temperatura ekstremisht të larta dhe thatësisë

Share

Organizata botërore e meteoroligjës ka dhënë alarmin se vera e vitit 2026 do të sjell temperatura ekstremisht të larta dhe thatësisë. 

Për ekspertët e shëndetësisë botërore kjo përkthehet si një kërcënim serioz për shëndetin publik. Për t’i bërë ballë kësaj situate OBSH u bën thirrje vendeve europiane të forcojnë masat mbrojtëse për qytetarët ndërsa ka njoftuar se më 11 qershor do të publikojë një udhëzues të ri për përgatitjen dhe reagimin ndaj valëve të të nxehtit, duke ndihmuar vendet të hartojnë plane veprimi për mbrojtjen e popullates.

Sipas OBSH-së, temperaturat ekstreme nuk janë më thjesht një fenomen sezonal, por një pasojë e ndryshimeve klimatike që po rrit rrezikun për sëmundje, mbingarkesë të spitaleve dhe vdekje të parakohshme.

Vetëm gjatë valëve të të nxehtit në Europë, vlerësohet se regjistrohen dhjetëra mijëra vdekje çdo vit, me periudha ekstreme si ajo e verës 2022 ku u raportuan rreth 61 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë në kontinent.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit